Identifikohen dy nga të plagosurit e aksidentit tragjik te TEG-u
Dy vajza humbën jetën nga aksidenti i tmerrshëm i ndodhur këtë pasdite te mbikalimi i TEG-ut dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur.
Syri.net mëson se automjeti tip "Audi" drejtohej nga 24-vjeçari Klevis Rucaj.
I riu vinte nga autostrada e Farkës në drejtim të rrethrrotullimit ku edhe ka dalë nga rruga.
Pasi ka thyer barrierat metalike, automjeti ka rënë në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan, duke goditur një makinë "Honda" me drejtues Q.K, 60 vjeç.
I plagosur rëndë ka mbetur Rucaj që drejtonte "Audin" gjendja të cilit sipas burimeve është kritike. Ndërsa dy vajzat që kanë humbur jetën udhëtonin në automjetin "Audi" të Klevis Rucaj, ndërkohë që ende nuk është bërë identifikimi i tyre.
Syri.net ka mësuar gjithashtu edhe identitetin e një prej të plagosurve që udhëtonte me automjetin "Honda". Ajo është Alda Kurti 51 vjeçe. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i "Honda" Q.K, 60 vjeç, edhe një person tjetër me inicialet O.K, 24 vjeç.
Të plagosurit ndodhen te spitali i Traumës.
Bilanci tragjik i aksidentit
Të vdekur
2 vajza te automjeti "Audi", të paidentifikuara
Të plagosur
Klevis Rucaj, 24 vjeç, drejtues i "Audit"
Q.K, 60 vjeç, drejtues i "Honda"
Alda Kurti, 51 vjeçe, pasagjere te "Honda"
O.K, 24 vjeç, pasagjer te "Honda"