FOTOLAJM/ Berishës i rezervohet pritje e jashtëzakonshme në Lezhë
Kryetari demokrat, Sali Berisha, mbërriti në Lezhë për të marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të kandidatit opozitar, Pashk Gjoni.
Që në autostradën e Laçit, atij i ishte rezervuar një pritje madhështore.
Ndërkohë, qindra njerëz e prisnin Berishën në Lezhë.
Pamjet që vijnë nga salla ku zhvillohet takimi nuk kanë nevojë për shumë koment.