Nuk e fal eliminimin, Al-Khelaifi ka gati shkarkimin e Galtier

Ka disa informacione kontradiktore që janë dhënë gjatë gjithë mëngjesit në mediat spanjolle dhe franceze. Në Gadishullin Iberik, gazeta sportive Relevo pohon se këtë javë udhëheqja e klubit parizian do të mblidhet për të shkarkuar Galtier.

Që nga viti 2011 në Paris ekziston bindja për të parë PSG-në kampion të Evropës. Një detyrë që nuk është aspak e lehtë dhe që as me të gjitha paratë e botës nuk mund të arrihet, pavarësisht se çfarë mendonin në Katar.

Luis Campos dhe Galtier ishin ata që u zgjodhën për t’i vendosur këto fantazi në një sferë tokësore, por as për këto arsye ata nuk kanë mundur të kenë sukses në Evropë.