Alimehmeti: Demokracia nuk vendoset me gjyqe, por vendoset nëpërmjet shumicës
Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, pjesëmarrësi në primaret e Tiranës, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti është shprehur se, demokracia nuk vendoset me gjyqe, por e vendos shumica.
‘Ne po respektojmë demokracinë, ne po u kërkojmë këtyre demokratëve që të respektojnë demokracinë, shumicën. Shumica ka folur në kuvende, takime, në votime, në një sërë votimesh, ka folur në primare. Nuk e di se si mund të flasë më.
Demokracia nuk mund të flasë nëpërmjet gjyqeve, por të flasësh nëpërmjet popullit. Kjo është demokracia, të flasë populli. Nëse nuk e njohim këtë fuqi, atëherë ne nuk kemi një komunitet demokratik, por po ua japim fuqinë akteve nënligjore etj.
U garantoj unë, ka një neveri në njerëz kur fillojnë këto makinacionet e vogla, kur nuk punohet me zemër, e ndjen përnjëherë njeriu, ja filluan këto numrat.
Ne shkojmë tek populli, tek numrat, ku është edhe vullneti i shumicës’, tha gjatë debatit në SYRI TV, Ilir Alimehmeti.