VIDEO/ Aksident i rëndë te nënkalimi i TEG, vdes një grua, ka dhe të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e nënkalimit të ‘TEG’, ku nga pamjet e para një makinë duket se është bërë copa-copa.
Nga të dhënat e para dyshohet se një person është nxjerrë në gjendje kritike nga një makinë që është përplasur dhunshëm me muret e nënkalimit.
Ende nuk ka informacione nga policia, por flitet se të paktën një grua ka humbur jetën dhe ka persona te tjere te plagosur.
Forca të shumta policie dhe autoambulanca janë në vendin e ngjarjes. Makina vinte nga Elbasani.