VIDEO-SYRI TV/ Abuzime me pronat e ushtrisë, SPAK merr në pyetje deputetin e PS, pritet Xhaçka
SPAK ka marrë në pyetje sot deputetin e Partisë Socialiste Bardhyl Kollcaku mbi dyshimet për abuzime me pronat e ushtrisë. Në SPAK u paraqit edhe ish-Gjenerali i FA-së, Artur Meçollari, i cili kallëzoi ministren Olta Xhaçka dhe Kollcakun për privatizimin e Bazave detare të Limionit në Sarandë dhe një sipërfaqe të konsiderueshme në bazën e Shëngjinit.
Nga SYRI TV
Për më shumë se 3 orë deputeti i Partisë Socialiste Bardhyl Kollçaku dhe ish-komandanti i forcës detare Artur Meçollari, kanë dhënë sqarime në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me një kallëzim të bërë nga ky i fundit për tjetërsimin e pronave të ushtrisë na bazën e Sarandës.
Kollçaku i cili është një nga të kallëzuarit pasi në atë kohë mbante funksionin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosuira, nuk preferoi të komentonte për mediat.
Ndërkohë Artur Meçollari tha se padia ishte bërë me akuzën për shpërdorim detyre, teksa përveç Kollçakut, e kallëzuar është edhe ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, aktualisht në funksionin e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.
Në Mars dhe në Prill të vitit 2021, Meçollari ka bërë dy kallëzime, ku përveç dhënies me qira të dhjetëra hektarëve në Sarandë, edhe ndërtimin pa leje të një objekti në bazën e Shëngjinit.
Sipas kallëzimit , ka patur ndërhyrje në pronat e ushtrisë në mënyrë të paligjshme, me qëllim përfitim nga personat që kanë kryer miratimin. Këto veprime sipas kallëzuesit janë kryer pa një verdikt final dhe pa firmën e Presidentit të Republikës.
Më herët Meçollari ka artikuluar publikisht akuza edhe për ish shefin e Shtabit aktualisht President, Bajram Begajn, por nuk dihet nëse SPAK e ka në axhendë apo jo për të thërritur.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije ndërkohë, se mes personave që do të pyeten, është edhe ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.