Juventusi shpreson rikthimin e pikëve, FIGC gati për një betejë

 

Shpresat e Juventusit për të rimarrë 15 pikët e hequra nga Federata Italiane e Futbollit sa vijnë e rriten. Bardhezinjtë tashmë besojnë se nga fundi i marsit deri në fillim të prillit në momentin kur të diskutohet apeli i CONI, klubi mund të bëjë një hap përpara në renditje.

Për këtë gjë është i bindur dhe avokati, Pierluigi Matera, i cili ka shkruar Kodin e Drejtësisë Sportive, duke folur për dënimin sportiv për fitimet kapitale. “Lëvizja e TAR hap një diskutim në një situatë që nuk mund të qëndrojë ashtu siç ishte konceptuar.

Më shumë sesa vetë përmbajtja e shënimit, e cila nuk thuhet se është vendimtare, faktet hapin disa dyshime se ky përjashtim është refuzuar me kokëfortësi.” – u shpreh avokati Matera.

Ndërkohë, Federata Italiane e Futbollit dëshiron të bëjë një betejë pas vendimit të TAR, i cili i jep shpresa Juventusit. FIGC-ja tashmë të apelojë në Këshillin e Shtetit, sepse TAR shkoi te gjyqtari administrativ pa kaluar tre shkallët e para