I përgjigjet Minarollit/ Meta zbulon se çfarë bisedoi me Yuri Kim
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar se çfarë bisedoi me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, gjatë një takimi të zhvilluar ditën e parë.
Duke iu përgjigjur një pyetje të bërë nga ish-ambasadori Vili Minarolli, se çfarë tha ajo për ato që i shprehët, Meta është shprehur se, ‘ambasadorja u tregua shumë korrekte dhe e interesuar vetëm për standardin e zgjedhjeve’.