Unë kam ‘besim’ te Lulzim Basha!
Nga Luan Baçi/
Lulzim Basha me ndergjegjie të plotë, për të "mirën" e Partise Demokratike, në momente shumë të vështira tregoi "lidership," tregoi dhe veproi si një udhëheqës i vertetë!
Ai, vet ai, Lulzim Basha dha doreheqjen publikisht, para demokratëve dhe gjithë shqiptarëve nga kryetar i Partisë Demokratike, megjithëse ishte i shkarkuar, por një shkarkim që nuk e njihte dhe mirë bëri që nuk e njihte!
Burrat dorëhiqen, nuk të japin shans ti shkarkosh!
Sot Celibashi i KQZ, me paturpësinë më të madhe, kërkon të vej në provë vështirësie dhe e provokon ish kryetarin e PD Lulzim Bashën duke i kërkuar publikisht të firmosi si kryetar i PD!
Pra kërkon ta poshtërojë publikisht Lulzim Bashën!
Madje me këtë veprim kërkojnë të poshtërojnë akoma më shumë dhe " ushtruesin e detyrës së kryetarit"
Atë që e " ndjen" shumë thellë, që është kryetar!
Boll me këto provokime, nuk ju ecin me këta burra me moral të lartë dhe të pa kompromentueshëm!
Ta harroj Celibashi dhe kushdo tjetër që mendon si ai.
Lulzim Basha mund të ketë bërë gabime, mund edhe ta ketë dëmtuar PD edhe veten, por gjithëmonë duke u nisur nga "qëllime të mira", por kurrë ai nuk mund të pranojë të poshtërohet kaq shumë dhe të arrijë deri këtu dhe për më tepër, që ai mendon për demokratët, nuk mund ti genjejë ata!
Lulzim Basha nuk ka genjyer kurrë, këtë ves e dimë të gjithë që nuk e ka.
Ai dha dorëheqjen publikisht, kaq nuk ju mjafton?
Burri që është burrë, kur e jep fjalën ther djalën!
Ka një shprehje të filozofit popull!
O fol dhe mba, o bëj dhe ha!
Të shohim në 48 orët afat, qe la Celibashi, për poshtërimin e radhës, që do tu bëhet këtyre "burrave"!