Vendimi i Këshillit të BE-së për vizat e Kosovës, Begaj: I merituar! Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përgëzuar vendimin e Këshillit të BE-së për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se vendimi ishte plotësisht i merituar dhe uroi që procesi i liberalizimit të vizave të mbyllet sa më shpejtë, në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës ta ndiejnë veten njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Reagimi i Begaj:

Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen!

Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor!

Një vendim shumë i merituar!