SYRI TV/ Mbyllja e Gjykatës së Apelit në Vlorë, avokatët: Zvarritet drejtësia për qytetarin
Shtatëmijë dosje të Gjykatës së Apelit në Vlorë janë transferuar tashmë në Gjykatën e vetme të Apelit në Tiranë. Avokatët në Vlorë tregojnë se pas mbylljes së Gjykatës së Apelit në Vlorë, drejtësia do të bëhet thuajse e pamundur për qytetarët.
Nga SYRI TV
Janë së paku 7 mijë dosje, që më herët gjendeshin në Gjykatën e Apelit në Vlorë, ndërsa tashmë janë dërguar në Tiranë, kjo pasi u miratua harta e re gjyqësore.
Dosjet e pronave në gjykatën e Apelit në Vlorë, kanë qenë dominuese në të shkuarën. Për të marrë drejtësi, një qytetar ka pritur deri në tre dekada, ndërsa sipas avokates Elona Mone, tashmë që dosjet janë dërguar në Tiranë, drejtësia do të vonojë dhe më shumë.
Mungesa e drejtësisë për një kohë të shpejtë, do të sjellë edhe kosto financiare për qytetarët, thotë avokatja Odeta Aliraj.
Por jo vetëm kaq, edhe puna e avokatëve tashmë është përkeqësuar.
Vlora në pak muaj pritet të humbasë edhe Gjykatën Administrative, duke krijuar edhe më shumë probleme për qytetarët.
Gazetar: G. Këllçiu
Redaktor: J. Hoxhaj
Montazhier: O. Demo