EMRI/ U gjet i groposur, identifikohet pas 1 viti viktima shqiptare në Greqi

Identifikohet kufoma e një personit të gjetur i groposur në shtator 2022 në Mouriki të Greqisë.

Pas analizës së ADN, trupi rezulton të jetë i 46-vjeçarit Ilir Rrasa nga Elbasani. Ai ishte arratisur nga burgu i Patres në gusht 2011 pas lejes 6-ditore. Viktima ishte i dënuar me 15 vjet e 2 muaj burg dhe 30 mijë euro gjobë për trafik droge.

Trupi i tij u gjet i varrosur në një fushë nga punëtorët që po instalonin një tubacion nëntokësor, një kilometër përpara fshatit Mouriki në Thiva.

Në rrobat e tij, policët e Thivës kishin gjetur një kartë identiteti të autoriteteve shqiptare, duke konstatuar kështu se ai ishte i arratisuri nga burgjet e Patrës.

Autoritetet policore i morën vëllain e tij në Athinë material biologjik, i cili u identifikua me atë të viktimës.

Policia e Thivës vijon hetimet për identifikimin e autorëve që e varrosën në vendngjarje dhe nëse është apo jo vepër penale.