SYRI TV/ Bufi i Roskovecit terrorizon fshatin Kurjan, shemb me policë rrethimet e banesave
Për herë të dytë në pak javë, kryetarja e bashkisë së Roskovecit errorizon banorët e fshatit Kurjan duke përdorur Policinë e Shtetit. Ditën e mërkurë, tre furgonë me dhjetëra efektivë të Policisë kanë zbarkuar në fshatin Kurjan, për t’i hapur rrugë shembjes së mureve rrethuese në disa banesa të këtij fshati, ku pritet të bëhet zgjerimi i një rruge. Kryebashkiakja Majlinda Bufi heshti për këtë akt, ndërsa banorët thonë se ajo po hakmerret për shkak të bindjeve politike.
Nga SYRI TV
Pak javë pasi denoncoi banorët për ndërtim pa leje, pasi shtruan rrugën me paratë e tyre, kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi ka përdoru përsëri forcat e policisë për t’u bërë terror banorëve të fshatit Kurjan.
Ditën e mërkurë, tre furgonë me dhjetëra efektivë të Policisë kanë zbarkuar në fshatin Kurjan për t`i hapur rrugë shembjes së mureve rrethuese në disa banesa të këtij fshati, ku pritet të bëhet zgjerimi i një rruge.
Banorët janë shprehur për SYRI TV se u terrorizuan nga Policia dhe bashkia, e cila i ka trajtuar si kriminelë, pavarësisht se sipas banorëve, nuk kanë pasur kundërshtim për zgjerimin e rrugës.
Shembjet me forcë të mureve rrethuese të pronave të tyre, banorët e fshatit Kurjan i cilësojnë si hakmarrje për shkak të bindjeve të tyre politike.
SYRI TV kërkoi shpjegime nga kryetarja e bashkisë, Majlinda Bufi, në lidhje me përdorimin e Policisë dhe shembjen e pronës së qytetarëve me forcë, por kryebashkiakja e Roskovecit refuzoi të flasë.
Gazetar: Xh. Beharaj
Operator: A. Mara
Redaktor: J.Hoxhaj
Montazhier: T.Foto