VIDEO/ Hetimet për pronat e ushtrisë, deputeti i PS dhe ish-komandanti i Forcës Detare paraqiten në SPAK
Ish-shefi Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, dhe ish-komandanti i forcës detare, Artur Meçollari janë paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Burimet bëjnë me dije se Kollçaku dhe Meçollari janë thirrur në SPAK në cilësinë e ish-funskionarëve ushtarakë, në lidhje me hetimet që po kryhen për privatizimin e pronave të ushtrisë në Shëngjin dhe Sarandë.
Kujtojmë se Artur Meçollari është shkarkuar nga detyra, pas daljes së disa pamjeve nga një ceremoni martesore që po zhvillohej në një anije ushtarake, në vitin 2020.
“Shkarkimi nga detyra ka ardhur pasi nuk ka respektuar rregullat e sigurisë dhe ka shkelur statusin e ushtarakut duke organizuar një event pa dijeninë e strukturave përkatëse”, thuhej në njoftimin e ministries për shkarkimin e tij në atë kohë.
Syri Tv ka siguruar pamjet kur të dy shkojne në zyrat e SPAK.