Richarlison sulmon ashpër Conten: Nuk i kuptoj zgjedhjet e tij

Tottenhami u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Milani në Champions League.

I pari që ka reaguar ashpër dhe sinqerisht, ka qenë sulmuesi brazilian Richarlison, i cili ka sulmuar trajnerin e tij Antonio Conte.

“Unë jam i sinqertë, ky sezon ka qenë m*t. Unë dua të luaj. Nuk i kuptoj zgjedhjet e Contes. Isha në një moment pozitiv dhe më pas trajneri më vendosi përsëri në pankinë.

Dje më provoi në 11-shen startuese e më pas, përsëri në pankinë”, ka reaguar ashpër ish-sulmuesi brazilian i Evertonit, Richarlison.