", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/09/auto_oooooooooooo1678358318.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Shkuan për kontroll, plagosen tre policë në Los Angeles

 

Tre policë amerikanë janë plagosur derisa ishin në detyrë. Mediat e atjeshme raportojnë se në momentin e sulmit po kryenin një kontroll në Lincoln Heights, kur i dyshuari për të cilin kishin shkuar hapi zjarr mbi ta.

Nga policia e qytetit Los Angeles, kanë bërë të ditur se tre policët e plagosur janë dërguar me urgjencë në qendrën medicinale LAC+USC për trajtim.

Por sulmuesi është lokalizuar shpejt nga patrullat e tjera të policisë, ku pasi refuzoi të dorëzohet është qëlluar për vdekje.

“Po përcjellim dhe analizojmë përleshjen e dhunshme që rezultoi me plagosjen e tre policëve. Raporti nga spitali tregon se tre policët janë në gjendje stabile”, tha drejtori i policisë në Los Angeles, Michel Moore.

“Njëri nga policët është qëlluar në bark, ndërsa dy tjerët kanë plagë më të lehta”, shtoi kreu i policisë në qytetin amerikan.