‘14 Maji’, Rama pas mbledhjes së Kryesisë konfirmon rritje pagash e pensionesh për fushatë

Kryeministri njëherësh dhe kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur kryesinë e PS-së ku në fokus ishin zgjedhjet e 14 majit.

Në përfundim të saj, Rama tha se është një nevojë kombëtare rritja e pagave dhe pensioneve.Deklaratat e tij vijnë në një kohë që politika të ndezë zyrtarisht motorët e fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.Rama tha se pak a shumë edhe kandidatët janë gati, ku sqaroi se një pjesë e tyre janë aktualisht në detyrë.

Edhe deklarimi i tre ditëve me parë për rritjen pagave për mjekët specialistë duket se është në strategjinë e Ramës për 14 majin. Në këtë mënyrë ai provon të mbledhë me shumë vota duke mashtruar me rritje pagash, shpërblimesh e pensionesh.