Lufta në Ukrainë/ Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me raketa në Lviv

Të paktën pesë persona tani janë konfirmuar të vdekur në Lviv pas një sulmi raketor rus të enjten, sipas zyrtarëve në qytetin perëndimor të Ukrainës.

Maksym Kozytskyi, kreu i administratës ushtarake rajonale të Lviv, tha se viktima e pestë ishte një burrë që u gjet nën rrënoja pas goditjes në një zonë banimi në lagjen Zolochiv të qytetit.

Zyrtarët ukrainas raportuan më herët se të paktën dy persona u plagosën në kryeqytetin Kiev pasi sulmet ruse synuan objektet energjetike në të paktën shtatë rajone anembanë Ukrainës të enjten.