VIDEO/ Pas festës së 8 Marsit, merr flakë taverna në Sarandë
Një tavernë në Sarandë ka marrë flakë gjatë mesnatës, pas festimeve të 8 Marsit.
Zjarri është vënë re në orën 03:00 të mëngjesit dhe menjëherë janë njoftuar zjarrfikëset, të cilët kanë izoluar zjarrin i cili rrezikonte të përhapej edhe në ambjentet e banimit të godinës dhe më pas fikjen e tij. Syri Tv ka siguruar pamjet e ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.
Pronar i objektit është Marjo Bello.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, i cili ka shkaktuar dëme të shumta meteriale, por fatmirësisht pa të lënduar.
Njoftimi:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 03:00, në lagjen nr.4, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në aspirator, ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesërisht pjesa e jashtme e lokalit në pronësi të shtetasit M. B.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.