Trafik i rënduar në Londër/ Pas Chelsea-Dortmund shtyhet edhe Tottenham-Milan

Ndeshja e Tottenhamit në Champions League me Milanin është shtyrë me 10 minuta.

Ora e re e fillimit do të jetë tani 21:10, siç konfirmohet nga llogaria zyrtare e “Spurs” në “Twitter”.

Vendimi mendohet se është marrë duke pasur parasysh trafikun e rënduar rreth stadiumit të Londrës Veriore të “Spurs”. Nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare për të shpjeguar këtë lëvizje në orare raportojnë mediet britanike.

Kjo është hera e dytë që një klub londinez e nis ndeshjen e Champions League me vonesë në dy ditët e fundit, pasi Chelsea mori të njëjtin vendim përpara ndeshjes së tyre me Borussia Dortmundin në “Stamford Bridge” të martën mbrëma.