Champions League/ Tottenham-Milan, formacionet zyrtare

Mbrëmja e futbollit dhe e Ligës së Kampionëve vazhdon me ndeshjet e 1/16-ve. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë,  Milan zhvendoset në fushën e Tottenham.

Kjo sfidë pritet të dhurojë mjaft spektakël, me të dy skuadrat të cilat kanë si objektiv kalimin e turit në këtë aktivitet.

Trajneri italian i londinezëve ka hedhur nga minuta e parë në sulm Kane dhe Son, por jo Richarlison, duke mbajtur brazilianin në stol në fillimin e sfidës.

Nga ana tjetër, Pioli rigjen Giroud dhe Brahim Diaz, të cilët kishin kaluar probleme fizike, por e nisin sot nga minuta e parë ndeshjen.