14 maji dhe situata në PD/ Irma Marku: Mundohen të servirin një përçarje të madhe, e vërteta është ndryshe!
Irma Marku, kryetare e degës 2 të PD në Tiranë, ishte e ftuar në 'Task Force' me Sonila Meçon, teksa komentoi mbi zgjedhjet e 14 Majit dhe aksionin e opozitës për të krijuar sa më shumë përçarje dhe pengesa.
Marku u shpreh se po tentohet të serviret sikur ekzsiton një përçarje e madhe mes demokratëve, por e vërteta është ndryshe.
“Prezenca e anëtarësisë, zgjedhja në çdo organ të saj, legjitimimi i kryetarit do ta bëjë që ndërgjegjen e anëtarëve të KQZ, ta çojë drejt asaj çfarë kërkon verdikti i popullit. Sepse në një moment të caktuar ato do përballen me të dhe sido të jetë e vërteta vonon por ka momnete që çon drejt vendimit të duhur.
Terreni përçon tjetër energji nisur nga mënyra si fabrikon lajmet dhe se si jemi mësuar ne që edhe gënjeshtra të serviret si diçka e qenësishme, perballja me realitetin me terrenin, me njerëzit, është totalisht ndryshe.
Është munduar të serviret sikur ka një përçarje të madhe, sikur anëtarësia është skeptike sikur njerëzit presin vendimin për pozicionimin dhe për hir të së vërtetës ka rritur revoltën tek anëtarësia tek demokratët. Nëse pati një moment më emocional sepse kishim qenë bashkë duke ruajtur votën sigurisht krijon një lidhje.
Por çfarë ndodhi? Duke u rritur formati dogmatik edhe tek ata që i kishim konsideruar miq, filloi të bëhej ndarja e mendimit dhe veprimit dhe në këtë moment demokratët nuk kanë më asnjë dyshim, për pjesën minore, që do donim të ishte pjesë e jona por që është e mbetur jashtë. Është një revoltë që pret të projektohet te kutia votimit, nuk ka më vend dhe hapësirë për diskutime”, u shpreh Marku.