VIDEO-SYRI TV/ PD: Bashkia e Tropojës në faliment, borxhet arrijnë mbi 3.5 mln euro
Partia Demokratike ka publikuar një raport që lidhet me borxhin që bashkia e Tropojës ka për palët e treta.
Këtu përfshihen kompanitë që kanë kryer punime në infrastrukturë, gjyqet e punonjësve të largua padrejtësisht nga puna në Bashkinë Tropojë etj.
Sekretari për ligje dhe çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike Ivil Kaso deklaroi se pavarësisht falimentimit, kjo bashki vijon të zhvillojë tendera, por paratë për shlyerjen e tyre nuk ekzistojnë asgjëkundi.