Lufta në Ukrainë, Stoltenberg: Bakhmut-i mund të bjerë në ditët në vijim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi se qyteti i shkatërruar ukrainas, Bakhmut, mund të bjerë në duart e rusëve në ditët në vijim pasi për muaj të tërë po përballet me luftime intensive.

“Nuk mund të përjashtojmë që Bakhmut mund të bjerë përfundimisht në ditët në vijim”, u tha Stoltenberg gazetarëve në Stokholm në margjinat e një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së.

Shefi i NATO-s nënvizoi se marrja e këtij qyteti nga Moska nuk do të shënonte domosdoshmërisht një pikë kthese në luftë. Zelensky tha se trupat ukrainase do të vazhdojnë të mbrojnë qytetin lindor.

Ditën e djeshme, presidenti ukrainas paralajmëroi se marrja e Bakhmutit do të ishte një “rrugë e hapur” për Rusinë drejt qyteteve të tjera në rajonin e Donetsk-ut.