Kikia: Yuri Kim njeh partinë e Bashës të deleguar te Alibeaj! McGonigal, pengon takimin me Ramën

I ftuar në SYRI TV me moderator Advin Parrucën, gazetari Mentor Kikia ka folur për garën me pengesa drejt 14 majit dhe rishfaqjen në skenën politike të Yuri Kim.

Kikia ka theksuar se Këto takime duken si një rikthim në atë rutinën e aktiviteteve të ambasadores e cila ka qënë shumë aktive në takime me zyrtarë politikë, komisione dhe zyrtarë të qeverisë.

Por sipas gazetarit, ajo që mungon nga takimet e Yuri Kim në kampin qeveritar është një takim me kryeministrin Rama pasi nëse do flasim për një çështje McGonigal ai është personazhi kryesor i historisë.

Takimin e Kim me Alibeajn në kryesinë e Kuvendit, Kikia e ka lexuar si një vijim të politikës të qëndrimeve të ambsadës së ShBA në mbështetje apo duke konsideruar si PD zyrtare atë që spo dimë as çfarë emri ti vendosim tani, por që njihet si partia zyrtare e zotit Basha deleguar te zoti Alibeaj por që mbeten ende pronarë të vulës.

Kikia: Përtej atij aktiviteti të dendur që ka pasur ambasadorja e ShBA dhe atyre të BE në Tiranë, kanë dëshmuar një prani shumë të dëndur të diplomatëve në jetën politike sociale dhe shoqërore të vendit. Që nga dalja në skenë e çështjes ‘McGonigal’, kishim një pauzë të pjesëmarrjes së zonjës Kim në aktivitete publike. Këto takime duken si një rikthim në atë rutinën e aktiviteteve të ambasadores e cila ka qënë shumë aktive në takime me zyrtarë politikë, komisione dhe zyrtarë të qeverisë.

Takimet e zhvilluara tani marrin më shumë vëmendje, për sa kontakte që kam me kampin e opozitës, por ajo që mungon në kampin qeveritar është një takim me kryeministrin Rama pasi nëse do flasim për një çështje McGonigal ai është personazhi kryesor i historisë.

Në kampin e opozitës mendoj që mund të lexohet që ka një vijim të politikës të qëndrimeve të ambsadës së ShBA në mbështetje apo duke konsideruar si PD zyrtare atë që spo dimë as çfarë emri ti vendosim tani, por që njihet si partia zyrtare e zotit Basha deleguar te zoti Alibeaj por që mbeten ende pronarë të vulës. Kim po njeh si parti zyrtare atë që njihet si grupi Basha.