Dalin çmimet e reja të naftës, benzinës dhe gazit

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në vendin tonë.

Çmimet e reja

Nafta: 193 lekë/litri me pakicë, 181 lekë/litri me shumicë

Benzina: 190 lekë/litri me pakicë, 178 lekë/litri me shumicë

Gazi: 80 lekë/litri me pakicë, 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 99 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 08 mars 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.