Takimi me mësues/ Boçi: Ndryshimi i Shqipërisë nis në Elbasan. Shpresa është zemra e këtij qyteti

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet e 14 majit, Luçiano Boçi ka zhvilluar një takim me mësues në të qytetit.

‘Ringritja e shkollës kërkon mësues. Mësuesit formohen në Elbasan. Ndryshimi i Shqipërisë nis në Elbasan. Shpresa e këtij ndryshimi është zemra e këtij qyteti’, shkruan Boçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Fundi i dhunës shoqërore fillon me ringritjen e shkollës. Dhe ringritja e shkollës kërkon mësues. Mësuesit formohen në Elbasan.

Ndryshimi i Shqipërisë nis në Elbasan. Shpresa e këtij ndryshimi është zemra e këtij qyteti.

Mora energji dhe ndjesi shumë pozitive nga takimi me mësues të Elbasanit!