E bujshme/ I skadon kontrata në qershor, lojtari i Realit mund të transferohet te Barça

 

Kontrata e Marco Asensio me Real Madridin skadon në fundin e sezonit dhe mundësia që mos të rinovojë është e lartë. Për këtë arsye klubet që dëshirojnë të përfitojnë nga situata janë të shumtë.

Një prej mundësive është transferimi tek rivalët e përjetshëm të Barcelonës. Këta të fundit kanë shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit spanjoll i cili konsiderohet nga Xavi si ideal për skemat që përdor.

Sipas asaj që raportohet nga “Sport”, palët kanë nisur kontaktet për të parë mundësinë e një transferimi kaq të bujshëm. Megjithatë, për Asension janë të interesuar edhe shumë klube të tjera ku në Serie A, Milani dhe Juventusi i bëjnë konkurencë Barcelonës dhe disa klubeve angleze.