SYRI TV/ Njoftimi i DEA , Manja në vështirësi para gazetarëve: Shenjë e besimit ndaj institucioneve shqiptare
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u vendos në vështirësi nga gazetarët lidhur me njoftimin e paprecedentë të DEA-s amerikane, i cili tregonte mungesën e plotë të besimit të SHBA-së ndaj institucioneve shqiptare. Pas mbledhjes së qeverisë, Manja në përpjekje që të justifikonte këtë njoftim të DEA-s amerikane, bëri deklaratën e habitshme duke u shpreh se ky njoftim është shenjë e besimit ndaj institucioneve shqiptare.
Nga SYRI TV
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u vu në vështirësi serioze nga gazetarët lidhur me njoftimin e paprecedentë të DEA-s amerikane, e cila u kërkonte qytetarëve që të informonin direkt këtë agjenci lidhur me rastet e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave në Shqipëri. Pavaresisht se njoftimi i shpërndarë në faqen e ambasadës amerikane tregon mungesën e plotë të besimit të Shteteve të Bashkuara ndaj institucioneve shqiptare, në përpjekje për të justifikuar këtë zhvillim të paprecedentë, Ulsi Manja bëri deklaratën e habitshme.
Në fillim të kësaj jave, ambasada amerikane në Tiranë publikoi kërkesën e DEA-s drejtuar qytetarëve shqiptarë që të denoncojnë tek ajo të gjitha rastet e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.
Njoftimi dëshmon mosbesimin e plotë që kjo agjenci ka ndaj institucioneve shqiptare që merren me luftën kundër krimit të organizuar. Ndërsa sipas legjislacionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, DEA vepron në vendin tonë si bashkëpunuese dhe merr informacione nga Policia e Shtetit dhe kryesisht nga SHISH, sot këto kanale komunikimi, janë të pabesueshme për këtë agjenci.
Vetëm pak ditë më parë, SYRI TV denoncoi se si drejtuesi i komanduar i SHISH, Oljan Kanushi shkarkoi dhe transferoi drejtuesit e njësisë së Antiterrorit dhe Antidrogës në SHISH, e cila ishte struktura që mbante kontaktet me DEA-n. Pas këtyre lëvizjeve, vjen dhe ky qëndrim i DEA-s që kërkon vendosjen e kanaleve të reja të informacionit, por kësaj radhe direkt me qytetarët shqiptarë.