Kim ‘lëshon’ Ballkanin e Hapur/ Paloka: S'ikën pa marrë këstin e fundit
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u shfaq shumë aktive në skenën politike të vendit këto orët e fundit. Ajo jo vetëm takoi disa drejtues të politikës, por bëri edhe një deklaratë ku u duk se ‘lau duart’ me nismën e Ballkanit të Hapur, të cilën e pati mbështetur edhe pse ajo thelloi ndarjet në rajon. Kim tha se mbështesim Procesin e Berlinit, ndërsa shtoi se e kishin mbështetur Ballkanin e Hapur pasi gjërat nuk po lëviznin.
“Ne jemi mbështetës të fortë të Procesit të Berlinit, dhe gjatë kohës kur Procesi i Berlinit nuk po lëvizte, ishim mbështetës të fortë të Ballkanit të Hapur. Ne mendojmë se zhvillimet pozitive do të krijojnë më shumë prosperitet për rajonin e Ballkanit. Vende të tjera në rajon duhet të ndjekin shembullin që ka vendosur Shqipëria, i cili është i qartë për të refuzuar përpjekjet ruse për të infiltruar në politikën e brendshme”, tha Yuri Kim, e cila mbështeti projektin e Ramës dhe Aleksandër Vuçiç atëherë kur iu duhej atyre politikisht.
Ndërkohë, Kim është akuzuar nga opozita se ka përkrahur Lulzim Bashën, i akuzuar në raportet e vendit të saj se ka marrë financime ruse.
Nga ana tjetër, deputeti demokrat, Edi Paloka ironizoi me takimet e fundit të Yuri Kim.
“Nuk ikën tjetra pa marrë këstin e fundit. Se në fund të fundit, shërbimin deri ne fund e ka bërë…! Fund! The End”, shkruan Paloka.
Kim u takua edhe me Enkelejd Alibeajn, të cilin e ndihmoi të merrte vulën e PD-së, edhe pse nuk ka mbështetës pas vetes.
Ajo u takua edhe me Damian Gjiknurin, e akuzuar si person kyç i aferës së McGonigal në Shqipëri.