Plagosje me thikë në Shkodër

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen Rus në Shkodër.

Korespondenti i Panorama bën me dije se i plagosuri është qëlluar me thikë dhe është dërguar në spital.

Policia mësohet se ka shoqëruar autorin e dyshuar.

Ende nuk dihen motivet e plagosjes dhe emrat e personave të përfshirë. Policia nuk ka dalë me një informacion zyrtar mbi ngjarjen.