Shpërthim eksplozivi në një biznes në Kamëz

Një biznes dyshohet se është dëmtuar nga lënda plasëse e vendosur jashtë tij gjatë orëve të natës.

Ngjarja ka ndodhur në një market në rrugën “Demokracia”, në Kamzë.

Nje sasi tritoli i eshte vendosur nje dyqani i cili sipas burimeve eshte ne pronesi te Naim Qarrit.

Ky i fundit eshte personazh i njohur ne fushen e guroreve dhe inerteve.

Policia tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën "Demokracia", është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q.

Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.