Lamtumirë Real Madrid, Morata pranë klubit të ri

Alvaro Morata në fund të sezonit do të largohet nga Real Madrid ndërsa destinacioni i tij i ardhshëm e sigurt është Premier League angleze.

Sipas burimeve të “Diario Gol”, e ardhmja e sulmuesit të Real Madridit, Alvaro Morata është vendosur tashmë pasi ai do të jetë pjesë e skuadrës së Chelseas, transmeton SYRI.net.

"Chelsea ka arritur me sukses një marrëveshje me Real Madrid për të blerë sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata” shkruan “Diario Gol”.

Kujtojmë që Morata kërkohej nga PSG, Milan, Arsenal dhe shumë klube të tjera.