Publiku e votoi për të dalë, Kristin e rikthen në shtëpi 'bileta e fatit'

Konkurrenti i Big Brother VIP, Kristian Aliaj u eliminua fillimisht nga shtëpia e famshme. 

Ai rezultoi më pak i preferuar nga publiku në krahasim me Olta Gixharin dhe Maestron Armaldo Kllogjeri. 

Por Kristi rikthehet në shtëpinë e Big Brother VIP falë biletës së fatit. 

Ai kishte biletë vajtje-ardhje dhe për rrjedhojë të tre të nominuarit rikthen në shtëpi dhe vazhdojnë garën për çmimin e madh 100 mijë euro.