Chelsea shkëlqen, mposht Dortmundin dhe kalon në çerekfinale të Champions League
Skuadra e Chelseat zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dhe “shleu” gabimin në ndeshjen e parë, duke eliminuar Borussia Dortmundin nga Champions League. Dueli i sotëm përfundoi me rezultatin 2-0 për vendasit, që mjaftoi për rezultatin e përgjithshëm 2-1 dhe një vend në çerekfinale.
Dortmundi vinte me një epërsi prej një goli në Stamford Bridge nga ndeshja e parë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Skuadra Chelsea-t e dinte se çfarë kërkonte që në minutën e parë dhe kjo solli rezultatin.
Pjesa e parë është sigurisht më e mira që ka luajtur Chelsea këtë sezon. Pati mundësi të mëdha para portës së mysafirëve nga Gjermania.
Kai Havertz goditi shtyllën në fillim të ndeshjes dhe në minutën e 38-të goli i tij u anulua për shkak të ndërhyrjes së VAR-it për pozicion jashtë loje.
Blutë patën raste në pjesën e parë përmes Kalidou Koulibaly dhe Joao Felix, por nuk arritën të shënonin deri në fund.
Raheem Sterling shënoi në minutën e 43-të për të shpërthyer në festë Londrën. Me rezultatin 1-0 përfundoi dhe pjesa e parë.
Sapo nisi topi nga qendra, pamë detajin më të diskutueshëm të takimit. Gjyqtari Danny Makkelie tregoi me të drejtë penalltinë, por ai e përsëriti atë pasi Havertz goditi shtyllën.
Gjyqtari holandez përsëriti penalltinë pasi një lojtar ishte futur më parë në zonë. Në tentativën e dytë Havertz ishte i sigurt për 2-0.
Vetëm kur ndeshja po mbyllej, Dortmundi luajti futboll. Rastin më të mirë e pati në minutën e 73-të por Niklas Sule nuk u tregua i saktë.
Jude Bellingham pati shansin e fundit pas një goditjeje me kokë në minutën e 89-të, por ai humbi, kështu që Chelsea shkon në një çerekfinale të kompeticionit më elitar të futbollit në Evropë.
Rezultati dhe golashënuesit:
Chelsea - Dortmund 2-0 (Sterling 44', Havertz 53')