", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/07/auto_Screenshot_111678222870.png", "width": 900, "height": 696 } }

Champions League/ Chelsea e mbyll në avantazh pjesën e parë, Sterling ndëshkon Dortmund

Ka përfunduar pjesa e parë e sfidës mes Chelsea-t dhe Dortmund, e vlefshme për raundin e 1/16-ve të Champions League.

“Blutë e Londrës” po fitojnë me rezultatin 1-0 ndaj gjermanëve, falë golit të shënuar nga Raheem Sterling në minutën e 43’.

Anglezët ishin kërkues gjatë gjithë 45 minutave të para, por goli i avantazhit do të vinte vetëm 2 minuta para përfundimit. Një gol zemërimi, arrogance e pastër për një avantazh të merituar.