Shtyhet ndeshja Chelsea-Dortmund, ja arsyeja...

Ashtu si dhe në finalen e madhe të UEFA Champions League, ku ndeshja u vonua për rreth 30 minuta për shkak të trafikut të rënduar në rrugët e Parisit, një gjë e tillë ka ndodhur dhe ditën e sotme.

Përballja Chelsea-Borussia Dortmund do të startojë me 10 minuta vonesë, kjo për arsye se autobusi i gjermanëve të Borussia Dortmund u vonua për shkak të trafikut të rënduar në Londër, gjë që solli shtyrjen prej 10 minutash nga UEFA.