Rrëfehet vëllai i Dan Hutrës: Nga frika prej tij ikëm nga Shqipëria

Vëllai i Dan Hutrës, njeriut që kreu masakrën e Paskuqanit duke vrarë 3 gra dhe duke plagosur 3 të tjera u ka kërkuar falje publike familjarëve të viktimave. Në një intervistë për gazetarin Igli Çelmeta në News24 ai shprehet mes lotësh se me të vëllanë ka shumë vite që nuk flet asnjë nga pjesëtarët e familjes. Vëllai i Dan Hutrës tregon se ka ikur nga Shqipëria bashkë me vëllanë tjetër nga frika se mos ai i vriste edhe ata.

‘Në radhë të parë dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella që dalin nga zemra e një njeriu familjarëve të viktimave, që humbën jetën krejt kot 3 vajza në lule të jetës. Kjo ishte një masakër, që masakra të tilla unë 45 vjeç kam përjetuar vetëm në vitet kur serbi ka bërë mbi kosovarët. E dyta, ai kriminel ai është vëllai, por më nuk është vëllai im edhe kush më njeh, e di që prej vrasjes së parë që ka bërë ne e kemi mohuar si vëlla.

Unë edhe vëllai tjetër. Edhe kur kam biseduar me familjarët e viktimës së parë, i kam thënë që ai nuk është më vëllai im, për mua të veprojë drejtësia. Të veprojë kush të dojë. Për mua nuk më intereson se çfarë bëhet me atë njeri, se jetën ta ka dhënë Zoti dhe ta merr vetëm Zoti dhe jo njeriu’-thotë vëllai që kërkon të bëjë edhe një sqarim. Sipas tij nuk është raportuar siç duhet e vërteta e krimit të tij të parë.

‘Në vitin 2003 Dan Hutra është dënuar se ka mbyllur nënën dhe njërën prej kunatave në dhomë që të mos lajmërojnë policinë. Për dhunim dhe jo për përdhunim, sepse përdhunim është marrëdhënie seksuale, është dënuar për dhunim. Jo për përdhunim, për dhunë.

Për dhunë dhe atij i është vënë si përdhunim dhe nëse është përdhunim kapni atë gjykatës çojeni në vend të atij kriminelit sepse për përdhunim duhet të marrë nga 7 deri 15 vite burg siç e thotë ligji shqiptar dhe jo 2 vite sa është dënuar ai’ – thotë vëllai që rrëfen edhe jetën e Dan Hutrës.

‘Kurrë nuk bëri familje ai. Për atë punë e mohova se njeriu kur nuk krijon familje dhe nuk i nënshtrohet rregullave të familjes, të gjithë vuajmë për një familje, të gjithë punojmë për të ndërtuar një familje. Ai kurrë nuk u përkushtua dhe i thashë ti nuk je vëllai im sepse nuk je në gjendje të mbash një familje. Nuk je në gjendje të krijosh një familje. Nuk jam interesuar kurrë. Kurrë. As kur ka rënë në burg, as se si ka shkuar burgu, as se si ka shkuar gjyqi. Kurrë nuk kam marrë asnjë informacion dhe nuk jam interesuar të marr një informacion.

Vëllain tim për herë të fundit e kam takuar në vitin 2006. Komunikimi i fundit ka qenë, ose ndrysho rrugë, ose harromë mua. Ndrysho rrugë dhe kthehu jetës ose harromë mua se nuk më ke asgjë’ – thotë vëllai i tij. ai thotë se nuk është në dijeni për aktivitetet e Dan Hutrës, por ka dyshime.

‘Nuk jam në dijeni. Atë ta gjejë drejtësia. Ato rroba firmato, ato lekë që ai jepte, ato gjykatës që për t’u pasuruar ato nxjerrin kriminelë nga burgu. Ai kriminel me të vërtetë vrau 3 bija nënash dhe thau 4 zemra se 4 ka vrarë ai, 4 zemra nënash i thau, por ama ka vrarë edhe 12 të tjerë që janë pa varrosur. Ne jemi të vrarë, por jemi të pavarrosur. Nuk na fut kush në dhe. Ka vrarë edhe 12 të tjerë, jemi të pavarrosur.

Unë të them me gjithë sinqeritetin më të madh. Me gjithë vëllain tjetër që kemi ikur. Vëllain tjetër e kam marrë nga frika, kur doli nga burgu Dan Hutra, e kam transferuar nga Shqipëria sepse po të na shikonte neve ai do na linte ai? Të parët kemi qenë ne në listë se pse nuk e kemi ndihmuar dhe ndjekur në burg. Të parët kemi qenë ne në listë për atë. Do na eliminonte të parin.

Nuk kishim konflikte, por ngaqë e kishim distancuar dhe arsye e vetme që kam tërhequr vëllain tjetër me gjithë familje vetëm nga frika që një ditë do ta pësonte siç e pësuan viktimat e pafajshme’ – thotë ai dhe përlotet kur pyetet pse Dan Hutra nuk kërkoi ndjesë.

‘Ai vetëm njeri nuk është ai, vetëm gjak nuk ka. Ka ndjerë keqardhje gjithë Shqipëria për atë që bëri, nuk ka gjak ai njeri. Për t’u larë ato viktima, ai kriminel me gjithë gjykatësin duhet të paraqiten para familjarëve, po qajnë 4 nëna… (përlotet) Nuk mendon kush për ata nëna. Kam fëmijë vetë… (përlotet)

Imagjinoj fëmijët e mi. Të më ndodhë në fëmijën tim, por nuk kemi drejtësi, gjykatësi për të mbushur xhepin e vet, nuk i intereson se çfarë do bëjë ai kriminel, i gjen arsyet dhe i thotë me sill këtë letër vetëm për t’i ulur dënimin dhe për ta nxjerrë jashtë nga burgu’ – tha vëllai i Dan Hutrës.

‘Kush më njeh mua e dinë të gjithë se unë që në 2007 nuk e quaj vëllanë tim, që në momentin e fundit që i kam thënë ose ndrysho rrugë ose për mua harromë. Dan Hutra kur ka bërë vrasjen e parë të vajzës së pafajshme, unë kam qarë tërë ditën dhe kanë ardhur njerëzit më ka thënë ‘çfarë ke?’, më ka vdekur i kam thënë vëllai, por jo më thoshin e ka kapur policia është në burg, për mua ka vdekur sot.

Drejtësisë i bëj thirrje në rast se kanë kalamaj dhe e dinë çfarë do të thotë të humbësh një fëmijë, të gjykojnë me ligjin dhe jo me xhepin. Të gjykojnë siç e meriton krimineli, po na çojnë 40 vite mbrapa të kërkojmë Enver Hoxhën, ngrehu Enver dhe vari siç i varte edhe nuk kishte as gjakmarrje, as hakmarrje dhe nuk u shtonin vrasjet.

Nuk mund ta përshkruaj, atë po ta djegësh, po ta shohësh në zjarr dhe t’i hedhësh edhe një çik benzinë më shumë që të digjet më shpejt. Ku ka dënim, më vjen keq, ishalla nuk ndodh dhe e lirojnë prapë, por me këto gjykatës që kemi, ai një ditë do jetë jashtë, unë kam shumë frikë që një ditë do dalë prapë jashtë ai kriminel. Me këto gjykatës që marrin lekë, unë kam shumë frikë që ai një ditë do të arrijë të dalë jashtë.

Kur ai sot duhet të ishte i varrosur bashkë me ato që i ka vrarë pa faj. I bëj apel drejtësisë të mos merren me punë të kota, në radhë të parë të vendosin drejtësinë, krimineli ndëshkohet, jo vetëm dënohet, ndëshkohet, ndëshkim maksimal. Jetën ta ka dhënë vetëm Zoti dhe ta merr vetëm Zoti’ – tha vëllai i Dan Hutrës. Ai mohon të kishte konflikte me personin që Dan Hutra tentoi të vriste në zonën e Sharrës.

‘Po si nuk e njoh. Nuk ka edhe nuk ka ekzistuar asgjë. Ai ka familjen e vet, i kërkoj falje publikisht Rrahman Selës që i ka dalë emri në televizor. Nuk kam asnjë gjë me atë, po te kisha do e kisha sqaruar me Rrahmanin këtu e 23 vite më parë, kaq kisha për të thënë’ – tha vëllai i Hutrës.