VIDEO-FOTO/ 7 marsi, Këlliçi nderon mësuesen kujdestare të ‘Fulzit’
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka me rastin e Ditës së Mësuesit, 7 Marsit ka zhvilluar një vizitë në shkollën ‘Harry T. Fultz’, ku edhe ka kryer gjimnazin.
Gjatë vizitës ai ka takuar mësuesen kujdestare.
Reagimi i Belind Këlliçit:
Jam krenar që kam dalë nga bankat e shkollës Harry T. Fultz e cila mund të konkurrojë nëpër botë për nga cilësia.
Me rastin e 7 marsit, u ktheva aty për të uruar e shprehur mirënjohjen për mësuesen time kujdestare Martineta Leka.
Na duhen më shumë shkolla cilësore si kjo, në mënyrë që familjet e Tiranës të kenë mundësi që t’i shkollojnë fëmijët siç duhet këtu, e mos të ndiejnë nevojën që të emigrojnë.
Shpërndajeni këtë postim në shenjë respekti për arsimtarët tuaj!