Champions League/ Chelsea-Dortmund, formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve është në qendër të vëmendjes këtë javë, me ndeshjet e 1/16-ave sonte dhe nesër! Chelsea , i mundur 1-0 në ndeshjen e parë në Signal Iduna Park, pret Borussia Dortmund në orën 21:00. Blutë në vështirësi të mëdha në vitin 2023 me 2 fitore në 12 ndeshje, kanë mundësi të bëjnë kthesën në skenën europiane. Përballë tyre, Borussia vjen në Stamford Bridge me një rekord prej 10 fitoresh në po aq ndeshje këtë vit.

Për këtë supersfidë, Graham Potter ka vendosur të luaj me modulin e tij 3-4-3 me Cucurella, Fofana dhe Koulibaly në mbrojtje. James do të udhëheqë korsinë e djathtë, Chilwell në të majtë, ndërsa në qendër të mesfushës Kovacic - Fernandez. Përpara, Havertz në ballë do të mbështetet nga Sterling (djathtas) dhe Joao Felix (majtas). Nga ana tjetër, Haller do të jetë përpara Ozcan dhe Bellingham. Brandt do të evoluojë në anën e djathtë përballë Wolf, Reus në anën e majtë përballë Guerreiro.

Formacionet zyrtare: