Kënga e Butrint Imerit sërish mollë sherri në shtëpinë e BBV
Kënga e Butrint Imerit u bë ‘mollë sherri’ mes Luizit dhe Armaldos. Mëngjesi brenda ‘Big Brother VIP Albania’ u duk se nisi me alegri e muzikë të mirë, por kjo nuk ishte kështu për Luizin.
Ai u prek nga gjestet dhe fjalët e Armaldos, të cilat ishin kunjë për të. Kënga e Butrint Imerit, ish-partnerit të Kiarës u vendos nga produksioni. Teksa po e kërcente, Jori, banorja më e re, pyeti Luizin se nëse është xheloz për lidhjen që ka pasur Kiara.
Lui, zgjodhi të luante rolin e indiferentit, duke bërë sikur nuk ka dijeni për atë lidhje. Por kunjat e Armaldos, nuk e lanë të qetë. Luizi e paralajmëroi Maestron që të mos ngacmojë Kiarën, pasi kërkon respekt për të, siç ai po tregon ndaj Aidës.
Këto provokime nuk sollën asnjë përçarje në çift, përkundrazi. Kiara u shpreh se fjalët e Jorit janë pa asnjë tendencë ndërsa Luizi mendon se Armaldo ishte ai që po i frynte më shumë zjarrit.
BISEDA:
Maestro: O Kiara kush është ky këngëtari?
Kiara: Butrinti dhe Don Xhoni.
Maestro: Është Butrinti ky? A të pëlqen ky këngëtari?
Kiara: Ti boll ti.
Jori: A nuk bëhesh çik xheloz?
Luizi: Për kë moj?
Jori: Për marrëdhëniet që kishte Kiara me ndonjë njeri tjetër.
Luizi: Ku di unë kë ka pasur.
Jori: Nuk e di fare?
Luizi: Jo. Me kë me Don Xhonin?
Jori? Kiara me Butrint, si nuk e di tani
Nita: Ca ka ndodh nuk na intereson.
Luizi: O Kiara, thotë Jori ke qënë e lidhur me Don Xhonin a Butrintin, me kë?
Kiara: Nuk kam qejf ta komentoj.
Jori: Mirë më falni.
Maestro: Me kë ka qënë Kiara e lidhur?
Jori: E prisha fare, nuk e dija që ishte kaq serioze
Kiara: Unë qesh me ty, se je shumë e çiltër, nuk ta ndjen fare