Shkollë pak mos vidh më dhe rrit rrogat, se vetëm kështu nuk ikin mjekët!
Nga Petrit Vasili
Ka disa javë që thotë se mjekët që të formohen në universitet paguajnë vetëm 1/16 e asaj që paguan shteti dhe për këtë arsye duhet të mbahen rob dhe të mos lëvizin nga vendi.
Rama si dishepull i shkollëpakësisë dhe antishkencës ngado qe shkon shpraz injorancën e tij proverbiale.
Këtë idiotësi shprazi edhe në Gjermani sot.
Është e qartë që ndonjë ‘shejtan budalla’, që tallet me të, ja ka futur në mendjen e varfër këtij Ramës këtë gomarllëkun e 1/16 dhe ky e broçkullit ngado që shkon, si një gjetje të madhe.
Çdo njeri që i ka kryer si duhet 8 klase shkollë e ka shume të lehtë përgjigjen për këtë budallëkun e Ramës.
Keto 15/16 që paguhen nga dalin?
Mos dalin nga xhepi i Ramës?
Po jo mo jo. Janë taksat që paguajnë shqiptarët për të pasur universitete, shkolla, spitale dhe plot shërbime të tjera.
Pra o shkollëpak, nuk i paguan ti 15/16, por i paguajnë vetë shqiptarët për shkollimin e tyre.
Ndaj anë e mbanë Europës, Universitetet shtetërore financohen nga shteti dhe studentët paguajnë shifra simbolike ose edhe nuk paguajnë fare.
Ndaj shkollëpak mos grabit më miliarda euro me inceneratorë, koncesione e tendera etj etj, rrit rrogat e mjekëve, financo kërkimin shkencor, pedagogët dhe ndihmo studentët e lëri këto budallëqe, që ngjajnë me diktaturat idiote.
Shkollëpak sot në këtë 7 mars gjete të thuash këto budallëqe në mes të Gjermanisë.
Shkollëpak mos vidh më dhe financo universitetet e rrogat e mjekëve se vetëm kështu nuk ikin mjekët, se nuk zgjidhen me izolime prej budallai këto punë në kohën e pluralizmit dhe demokracisë.
Ehu gjeta dhe unë kujt ti flas, po kupton ky nga arsyeja dhe logjika me trurin e tij të atrofizuar.