VIDEO/ Partizani tregon emocionet e derbit që e ngjyrosi me të kuq

Partizani ka fituar derbin ndaj Tiranës dhe ka arritur pikërisht bardheblutë në kryesimin e Superiores, duke qenë tashmë në pozita shumë më komode në luftën për titullin kampion. Të kuqtë kanë triumfuar 2-0 në një ndeshje me shumë emocione, e cila zgjati jashtëzakonisht shumë edhe për shkak të ndërprerjeve.

“Filmin” e kësaj sfide e ka publikuar vetë klubi i Partizanit, i cili ka regjistruar disa nga momentet kulmore të këtij derbi që foli për të kuqtë, duke treguar edhe si u përjetuan në fushë momente të veçanta, por sidomos në tribuna.

Një film që nisi me koret e tifozëve përballë ekipeve të akademisë dhe ekipit të femrave, teksa u mbyll me lojtarët e Partizanit që festonin poshtë tribunës si ultras të vërtetë me flakadanë në duar.