VIDEO/ Tifozët e Manchester United tërbohen me lojtarin e tyre, i kërkojnë klubit ndërprerjen e kontratës së tij
Manchester United udhëtoi në transfertën e Liverpool në formë të shkëlqyer, por askush nuk mund ta merrte me mend se do të humbisnin 7-0. Lojtarët e United u gjendën nën kritika të mëdha nga tifozët, por edhe nga ish-lojtarët e atij klubi, sepse përjetuar një nga turpërimet e historisë. Kritikat më të mëdha mori Bruno Fernandes, i cili luajti një ndeshje të dobët, madje tifozët e Manchester United besojnë se portugezi me veprimet e tij tregoi se nuk e meriton shiritin e kapitenit të këtij klubi.
Megjithatë, Fernandes nuk ishte i vetmi që u kritikua në rrjetet sociale. Krahas tij kritika të ashpra ka marrë edhe sulmuesi Wout Weghorst për shkak të videos që është bërë para fillimit të kësaj ndeshje. Teksa të gjithë lojtarët e Liverpool prekën simbolin e Anfield Road para se të hynin në fushë, të njëjtën lëvizje bëri edhe Weghorst. Tifozët e Manchester Untied nuk mund ta falin këtë veprim të sulmuesit të tyre që tregoi respekt për stadiumin ikon, pasi Liverpool është rivali i përjetshëm.
Sulmuesi holandez ka folur në të kaluarën duke treguar se është një tifoz i "Reds" që nga fëmijëria dhe mbështetësit e zemëruar të United besojnë se lëvizja e tij është e mjaftueshme për të ndërprerë kontratën e tij.
Weghorst touched the This Is Anfield sign ? pic.twitter.com/3z11Gk2hqQ
— Jack Soutar (@JackSoutar04) March 7, 2023