Balliu: Luli në politikë, si incineratori i Tiranës! Ekziston në letrat e qeverisë, jo në realitet
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar për situatën në të cilën është përfshirë selia blu pas depozitimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të dy kërkesave për regjistrimin në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në postimin e tij në Facebook, Balliu thekson se ekzeistenca e Lulzim bashës në krye të Partisë Demokratike është një histori e ngjashme me incineratorin e Tiranës, pasi ekziston në letrat e qeverisë, por në realitet është inekzistent.
Postimi i plotë:
Luli në politikë është si inceneratori në Tiranë
Ekziston vetëm në letrat e qeverisë, në të vërtetë është inekzistent.
Gjithashtu, njësoj si inceneratori, pagesat i merr dhe ai.