SYRI TV/ Lëvizje në radhët e drejtuesve të Policisë

Lëvizje në rang drejtuesish janë bërë se fundmi në Policinë e Shtetit. Me firmë të kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, është larguar nga drejtimi i Policisë së Elbasanit Ardian Çipa dhe në vend të tij është komanduar zëvendësi i tij. Gjithashtu ndryshme janë bërë në Policinë e Gjirokastrës, të Lezhës dhe të Dibrës.

Nga SYRI TV

NDRYSHIMET

Ardian Çipa, Drejtor i Policisë së Gjirokastrës

Bledar Çeliku, te Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit

Ilir Proda, Drejtor i komanduar i Policisë Elbasan

Lorenc Shehu, Drejtor i Policisë së Dibrës

Në një nga qytete që cilësohet si më problematiku për shkak të ngjarjeve kriminale, Drejtori i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa, është larguar me urdhër të kreut të uniformave blu dhe është emëruar  Drejtor i Policisë Vendore të Gjirokastrës.

Ndërkohë vendin e Çipës, por si drejtues i komanduar, e ka zënë Ilir Proda, i cili ka mbajtur postin e Nëndrejtorit për Policinë Kriminale në Elbasan.

Ndërkohë që nga Gjirokastra, Bledar Çeliku është emëruar te Drejtoria e Standarteve në Policinë e Shtetit.

Ndërsa në Dibër, si drejtues i Policisë është emëruar Lorenc Shehu.  Burime nga Policia bëjnë me dije se lëvizje ka pasur edhe në Drejtorinë e Policisë së Lezhës, por ende priten të zbulohen emrat e atyre që kanë ikur dhe të atyre që do të vijnë në këtë drejtori.

Ndërkohë që nuk përjashtohen as lëvizje të tjera dhe këto janë të gjitha ne kuadër të performancës se drejtuesve të Policisë, si në parandalimin e ngjarjeve kriminale, ashtu edhe ne zbulimin e krimeve të bujshme që kanë ndodhur në qytete kryesore te vendit.

Gazetare: B.Sari

Pamje: Syri TV

Montazhi: L.Kotri