Milan përgatitet për Champions, për Piolin rikthehen dy 'armë'
Gjendja gripale e Oliver Giroud një ditë më parë, mbajti në ankth të gjithë tifozët e Milanit, të cilët mendojnë për ndeshjen kundër Tottenham. Tashmë përgjigja përfundimtare për gjendjen e francezit mbërrin në Milano.
Sipas “Sportmediaset”, Oliver Giroud ka lënë pas gjendjen gripale dhe sot është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të grupit. 36-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli në ndeshjen e kthimit në Londër.
Tekniku kuqezi ka dhe një arsye tjetër për të marrë frymë lirisht përpara kësaj sfide të rëndësishme. Brahim Diaz që mungoi në Firence për shkak të një shqetësimi, do të jetë një tjetër armë në 11-shen titullare të Milanit ndaj Tottenham.