SYRI TV/ Lagjja '11 Janari' në Vlorë pa investime, problem rrugët dhe ujërat e zeza

Lagjja “11 Janari” në Vlorë, nuk njeh prej vitesh investime në infrastrukturë, ndonëse ndodhet vetëm disa qindra metra larg qendrës së qytetit. Banorët ankohen gjithashtu edhe për kanalizimet e ujërave të zeza.

Nga SYRI TV

Ndodhet vetëm një kilometër larg bashkisë së qytetit, por as distanca e afërt s’e ka ndihmuar lagjen “11 Janari”, që të ketë vëmendje për investime.

Familjet që kanë mbetur ende aty tregojnë se lagjen në 50-60 vite e mbajnë mend po njësoj, ma baltë, pellgje me ujë të ndotur, dhe pa rrugë.

Kanali i ujërave të zeza që kalon përmes bllokut të banesave, është një tjetër shqetësim për banorët. Në lagjen “11 Janari” jetojnë 250 familje.

Gazetar: G. Këllçiu

Redakor:J. Hoxhaj

Montazhier: L.Kotri