SYRI TV/ Fshati Papër me rrugë të amortizuara, banorët: Bashkia na ka braktisur
Rrugët e fshatit Papër në Elbasan, janë amortizuar. Gropa me ujë e baltë, kanë vështirësuar jetesën e banorëve, ndërsa këta të fundit shprehen se pushteti lokal i ka braktisur.
Nga SYRI TV
Gropa të mbushura me ujë e baltë janë kthyer në problem për dhjetëra familje të fshatit Papër.
Sipas banorëve, pushteti lokal ka vite që e ka braktisur këtë fshat, ndërsa gjendja e infrastrukturës vjen duke u përkeqësuar.
Edhe në këtë fshat, kryetari bashkisë Gledian Llatja apo zyrtarë të tjerë lokalë janë shfaqur vetëm për gjatë fushatave elektorale.
Ndërsa Syri Televizion ishte duke xhiruar rrugët e amortizuara të fshatit Papër, një fadromë e bashkisë mbuloi disa nga gropat e hapura në rrugët e këtij fshati.
Gazetar: M.Sejdini
Redaktor:J.Hoxhaj
Montazhier: L.Kotri