SYRI TV/ 7 Marsi, Bardh Spahia nderon mësuesit ndër vite: Shkodra ka shkëlqyer në arsim

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, bëri bashkë mësuesit që kanë dhënë kontribut në arsimin shqip ndër vite. Spahia kërkoi më shumë vëmendje për arsimtarët, ndërsa u shpreh se ikja e rinisë është një plagë që duhet ndalur.

Nga SYRI TV

Festën e 7 Marsit zgjodhi ta urojë ndryshe! Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, bëri bashkë mësues që për vite me radhë kontribuan në arsimin shqiptar dhe ata që vijojnë rrugën e tyre në fushën e mësimdhënies.

Spahia theksoi se shkëlqimin që Shkodra ka pasur në fusha të ndryshme të jetës, e ka edhe falë punës, përkushtimit dhe profesionalizmit që kanë dëshmuar arsimtarët ndër breza.

Kryebashkiaku Spahia apeloi për më shumë vëmendje ndaj arsimit. Ikja e rinisë është një plagë që duhet ta frenojmë duke punuar të gjithë bashkë shtoi ai. Vetë arsimtarët që jetën ia kushtuan dijes, duke falenderuar kryebashkiakun për pritjen, përcollën mesazhet e tyre për brezin e ri.

Gazetar: F.Maka

Redaktor: J.Hoxhaj

Montazhier: N.Stafa